Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq.
Diplomati amerikan tregoi se i vlerëson përpjekjet e Rashiqit dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.
Sipas tij, çështja e kthimit “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tanë”.
“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, shkroi Hovenier në Twitter./Telegrafi/
Good meeting with Minister of Communities and Returns Rasic. Appreciate the efforts of the Minister and his team to support all who wish to exercise their right of return in conditions of dignity and security. This remains a high priority for the United States and our partners. pic.twitter.com/Y0pUdnoN4f
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 14, 2023