Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.
Hovenier tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.
“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, shkroi Hovenier, transmeton Telegrafi.
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the 🇽🇰 people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024
Kasanof po qëndron për herë të parë në Kosovë prej kur u emërua Zëvendës Ndihmës i sekretarit për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Aleksader Kasanof, është pritur të enjten nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti si dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike. /Telegrafi/