Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka pritur sot në takim ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku i cili studimet në akademinë ushtarake WestPoint.
“Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin e WestPoint, Ylli Dalladakun, pjesëtari i parë i FSK-së që kaloi shkollën e ushtrisë amerikane “Ranger”- një nga kurset ushtarake më rigoroze”, ka shkruar Hovenier.
Ambasadori ka shtuar se vazhdojnë që ta mbështesin FSK-në në rrugën e saj.
“Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, u shpreh Hovenier. /Telegrafi/
It was a pleasure to meet @WestPoint_USMA graduate LT Ylli Dalladaku, the first KSF to pass @USArmy Ranger School – one of the 🇺🇸military’s most rigorous courses. We support KSF as it transitions into a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. pic.twitter.com/hY3Vmarskm
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 20, 2023