Telegrafi

Hovenier takon ambasadoren Ziv, e quan Kosovën dhe Izraelin partnere të ngushta të SHBA-ve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është i lumtur të shoh sesi Izraeli dhe Kosova, të dyja partnere të afërta të SHBA-ve do të përfitojnë nga kjo marrëdhënie e lulëzuar.

Lexo po ashtu Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja izraelite: Kosova dhe Izraeli do t'i thellojnë raportet ndërshtetërore

“I gëzuar të takoj Tamar Ziv, ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë. Të ngazëllyer për të parë se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të reja, të ndryshme dhe me arsim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e lulëzuar, me zhvillim të shpejtë dhe strategjik”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe Tamar Ziv i ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani. /Telegrafi/