Site icon Telegrafi

Hovenier: Plani evropian, ujdia më e mirë e momentit që e çon përpara çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.

Ai  ka thënë se është e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare që ka marrë.

“Ne Asociacionin e shohim si një gjë që do t’i mundësonte komunitetit serb të adresonte shqetësimet për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave”, tha Hovenier në në RTV Dukagjini.

Megjithatë ai thotë se SHBA nuk po i kërkon Kosovës që të bëjë diçka që shkel kushtetutën e saj.

Duke folur për planin evropian për normalizimin e raporteve, ai tha se kjo ishte ujdia më e mirë e mundshme.

Lexo po ashtu Hovenier: Propozimi evropian është pako e përkohshme, qëllimi ynë afatgjatë është njohja reciproke

“Për SHBA-në kjo është ujdia më e mirë që është e munduar në këtë qast për të çuar përpara çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”, deklaroi Hovenier.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord të hënën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.

Lexo po ashtu Hovenier: ShBA nuk mbështet diçka që veç edhe një grimcë mund t’i ngjajë Republikës Srpska

Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars./Telegrafi/

Exit mobile version