Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.
Në një shkrim në Twitter, Hovenier tha se është i lumtur për këtë iniciativë për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve.
“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, shkroi ai.
Po ashtu, edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka përshëndetur vendimin e Vitisë, derisa atë e ka rishpërndarë edhe ambasadori amerikan.
“Vlerësojmë miratimin e shpejtë nga Ministri i Shëndetësisë. dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të #Kosovës . Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, shkroi Szunyog.
I join my EU colleague in welcoming Minister @arbenvitia’s rapid approval of donations of medicine and medical supplies and commend his firm commitment to serving all communities in Kosovo. https://t.co/CAj5IVlTuQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2023