Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së nënshkruar me MCC-në sot nga Kuvendi i Kosovës.
“E mirëpresim ratifikimin marrëveshjes së Kompakt të MCC-së nga Kuvendi i Kosovës. Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.
Welcome the Kosovo Assembly's quick ratification of the @MCCgov Compact earlier today by unanimous vote. This ratification, approved within 24 hours of the Compact signing, enables us to begin to work towards accelerating Kosovo's sustainable and reliable energy future. https://t.co/2mSKUHE5jF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 28, 2022
Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar të enjten marrëveshjen që një ditë më parë Qeveria e nënshkroi me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Washington.
Votimit i parapriu edhe një debat parlamentar, ku deputetët e partive opozitare kritikuan qeverinë për vonesë në nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe reduktimin e saj vetëm në bateri akumuluese, teksa e vlerësuan të gabuar heqjen e termocentralit me gaz dhe rrjetin e gazit.
Në prezantimin e këtij Projektligji, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se Programi Kompakt paraqet investimin më të madh në sektorin energjetik që nga paslufta si dhe është shtyllë e vazhdimit të marrëdhënieve strategjike dhe përherë më të fuqishme me SHBA-në. /Telegrafi/