Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se sot ka mirëpritur në objektin e ambasadës, administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.
Hovenier përmes një statusi në Twitter ka shkruar se administratoren Power e ka prezantuar tek ekipi i ambasadës.
“E mrekullueshme për të mirëpritur PowerUSAID, te ambasada amerikane në Prishtinë dhe ta prezantoj atë me ekipin tonë të përkushtuar. Çdo ditë, jam mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e prioriteteve tona strategjike, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë gjithëpërfshirëse, demokratike, ekonomikisht të begatë”, ka shkruar Hovernier në Twitter. /Telegrafi/
Wonderful to welcome @PowerUSAID to @USEmbPristina and introduce her to our dedicated team. Every day, I’m thankful for their contribution to advancing our strategic priorities including support for an inclusive, democratic, economically prosperous Kosovo. ??? ?? pic.twitter.com/3S6son5c1W
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 12, 2023