Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Prishtina për votuesit amerikanë që do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit të tyre.
Në mesazhin e tij, Hovenier theksoi rëndësinë e secilit votë në procesin demokratik, duke nënvizuar se çdo zë luan rol të rëndësishëm në përcaktimin se kush do të përfaqësojë qytetarët.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë,” deklaroi ambasadori.
“Ato u ofrojnë qytetarëve mundësinë e çmuar për të kontribuar në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, ne dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare, që përkufizojnë të dy vendet tona”, u shpreh Hovenier./Telegrafi/