Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është larguar nga Kosova.
Pas largimit të Hovenier, Anu Prattipati ka marrë përsipër detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në një postim në llogarinë zyrtare të Ambasadës.
“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.
Ajo ishte prezantuar nga ambasadori Hovenier.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka përmbyllur misionin në Kosovë.
Të premten e javës së kaluar, në takim lamtumirës u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Hovenier, i cili ka qenë pjesë e negociatave që i kanë paraprirë çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ka thënë se po largohet si mik më i mirë i saj se sa që ka qenë kur ka ardhur. /Telegrafi/
Ambassador Hovenier has departed Kosovo. Anu Prattipati has assumed the duties of the Chargé d’affaires for the U.S. Embassy in Kosovo. Continue to stay up to date on what the U.S. Embassy community is doing by following @USembPristina.
— Official account of the U.S. Ambassador to Kosovo (@USAmbKosovo) December 30, 2024