Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryepeshkopin Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse.
Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me klerikun ortodoks biseduan edhe për liritë fetare.
“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka shkruar Hovenier.
Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse ‘Shën Pantelija’ në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.
“Iu bëj thirrje autoriteteve ta hetojnë plotësisht krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.
I also took the opportunity to condemn the troubling arson incident targeting the Serbian Orthodox Church of St. Panteleimon in Prizren over the Orthodox Easter holidays. I urge authorities to fully investigate the crime and bring the perpetrators to justice. 2/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 18, 2023
Policia ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë tentuar të djegin derën e hyrjes së këtij objektit kishtar në Prizren.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:09 tek objekti kishtar (kisha ortodokse) “Shën Pantelija”, në rrugën “Haxhi Krasniqi”, në Prizren. /Telegrafi/