Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi të martën është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në llogarinë e tij në Twitter, Krasniqi ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, Joe Biden dhe ambasadorin Hovenier, i cili ka qenë pjesë e stafit të zëvendëspresidentit të asaj kohë.
Për këtë Havenier ka shkruar në Twitter.
Ai ka falënderuar Krasniqin për siç ka thënë rikujtimin e korrikut të 2010 në Washington.
“Jam i kënaqur që kam këtë mundësi për të rinovuar partneritetin me ju dhe shumë kolegë të tjerë kosovarë. Faleminderit për këtë kujtesë të së kaluarës sonë të përbashkët”, shkroi ambasadori amerikan.
Ndërkaq Krasniqi ka thënë se “Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, i cili u mbajt me 21 korrik 2010, vetëm një ditë para vendimit të GJND-së që konfirmoi se shpallja e Pavarësisë të Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në proces të cilin kishim përkrahje të plotë të SHBA-së”./Telegrafi/
Delighted to have this opportunity to renew partnership with you and so many other Kosovan colleagues. Thanks for this reminder of our shared past.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 23, 2022