Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka takuar sot drejtuesit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur.
“I nderuar të takohem me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme”, ka shkruar Hovenier.
Ai ka shtuar se palët duhet të tejkalojnë dallimet për çështjen e personave të pagjetur
“Ne përsërisim thirrjen tonë për palët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”.
“Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje Hovenier./Telegrafi/
Honored to meet with the heads of the Missing Persons Resource Center today and hear about their important work. We repeat our call for officials to overcome differences and work together to resolve cases. Too many years have gone by with too few answers for families of the… pic.twitter.com/DHXnx2K0tQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 6, 2023