Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kujtuar punën e diplomatit të parë amerikan n në Kosovën e pas luftës, John Menzies i cili ka ndërruar jetë dje.
Hovenier ka shkruar se Menzies ishte një avokat i palëkundur në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar ambasadorit John Menzies. Gjoni ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar Hovenier.
Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut. /Telegrafi/
We mourn the loss of colleague & distinguished diplomat Ambassador John Menzies. John was a steadfast advocate for Kosovo's sovereignty & independence. As a diplomat and teacher he touched lives and built lasting bridges between the Balkans, the Middle East, and the U.S. pic.twitter.com/HEm0azc4R0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2022