Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vet jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane.
Ai shtoi se përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj.
“Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjati në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, tha ambasadori.
Albright ishte sekretarja e 64-të e Shtetit.
Për shkak të punës së saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 ishte nderuar me Medaljes Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
Albright vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe./Telegrafi/
.@Madeleine Albright’s life was the personification of the American dream—climbing from refugee to our first female Secretary of State. Her courageous leadership in the Balkans saved countless lives. Kosovo’s progress is an ongoing tribute to her legacy. pic.twitter.com/BThNbyNLkd
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2022