Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të hënën me artistin Leotrim Fishekqiu, dhe të parin e kryeqytetit.
Ky takim është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama, i ka mirëpritur në zyrën e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit.
Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekspozitën ndërkombëtare ‘Autostrada Biennale’, e cila sivjet do të mirëpresë artistë nga Amerika për të qenë pjesë e projektit në Prishtinë.
“Kënaqësi për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe bashkëthemeluesin e Autostrada Biennale, Leotrim Fishekqiu, për të sjellë artin dhe artistët amerikanë në Kosovë. Shkëmbimet e kulturës dhe artit ushqejnë lidhjet e forta njerëz-me-njerëz midis vendeve tona”, ka shkruar Hovener në një postim në Twitter.
Pleased to sign a collaboration agreement with Pristina Mayor @perparim_rama & Autostrada Biennale Co-Founder @leutrim_leo to bring American art and artists to Kosovo. Culture and art exchanges nourish the strong people-to-people ties between our countries. pic.twitter.com/0o7bd36Gfj
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 17, 2023
‘Autostrada Biennale’ është përndryshe një Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor dhe zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 2017.
Me mijëra vizitorë gjatë programit dy mujor, me procesin e bërjes së veprave artistike të kontekstit të hapura për publikun, dhe me një përmbajtje të fortë dhe një gjuhë vizuale të habitshme, ekspozitat kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe turizmit kulturor. /Telegrafi/