Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkurs për emërimin e kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore në Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Lidhur me këtë konkurs, ambasadori i ShBA-së Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga KPK-ja.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK” ka shkruar Hovenier në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
On Monday, the Kosovo Prosecutorial Council opened vacancies for five Chief Prosecutor positions. The U.S. echoes the EU’s call for a fair, open, and inclusive selection process that values merit and gender representation. Public trust in the prosecution system and in the…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 23, 2024