Site icon Telegrafi

Hovenier bashkë me Myftiun Tërnava e presin Vitin e Ri Islamik në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është pritur sot nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri Islamik.

Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me myftiun Tërnava kanë diskutuar mënyrat se si “çdo kosovar të mund të adhurojë i lirë prej diskriminimit”.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore, është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne – multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/

Exit mobile version