Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.
Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Pas Masakrës në Reçak, rifilluan luftimet 48-orëshe në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin. /Telegrafi
In the words of Dr. Martin Luther King: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
Let no one forget or deny what happened in Recak/Racak, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well.… https://t.co/jeIIGzCEPn— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2024