Telegrafi

Hovenier: Aktivitetet e përbashkëta në shumë sfera, tregojnë lidhjet e forta që SHBA-ja ka ndërtuar me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Hovenier, bën të ditur në ‘X’, se aktivitetet në kuadër të trashëgimisë kulturore, muzikës e sportit, thellojnë lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Kosovës.

“E shijova bisedën sot me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për një sërë nismash të vazhdueshme të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, tha Hovenier.

Çeku nuk ka qenë i vetmi ministër që ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan.

Edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është takuar me ambasadorin Hovenier.

“Takimi i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, ka shkruar Hovenier.