Site icon Telegrafi

Houthit e Jemenit sulmojnë një anije mallrash në Gjirin e Adenit

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa ndaj tre anijeve në Detin Arabik dhe të Kuq, si pjesë e një fushate që synon anijet e dyshuara për lidhje izraelite.

Bëhet e ditur se së fundmi dy raketa lundrimi të lëshuara nga rebelët Houthi i kanë vënë flakën një transportuesi mallrash me shumicë në Gjirin e Adenit.

Sulmi, i cili goditi transportuesin e mallrave me shumicë dhe plagosi rëndë një marinar civil, ishte me pronësi ukrainase dhe polake, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së tha: “M/V Verbena raportoi dëme dhe zjarre të mëvonshme në bord. Ekuipazhi vazhdon të luftojë zjarrin”.

Lexo po ashtu SHBA-ja dhe Britania e Madhe kryejnë sulme të përbashkëta ajrore kundër Houthive të Jemenit

Siç raportohet, përgjegjësinë për sulmin e morën Houthit.

Grupi militant ka synuar transportin detar në të gjithë Detin e Kuq, duke pretenduar se sulmet e tyre kanë për qëllim ndalimin e luftës në Gazë dhe mbështetjen e palestinezëve.

Ndryshe, Houthit kanë nisur mbi 50 sulme ndaj anijeve që nga nëntori, duke vrarë tre marinarë sipas Administratës Detare të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version