Zëdhënësi i grupit militant jemenas Houthi, ka bërë të ditur se ky grup ka kryer sulmin ndaj anijes amerikane në Detin e Kuq.
Disa orë më parë, ky grup gjithashtu njoftoi se po i konsideron të gjitha anijet amerikane dhe ato britanike si shënjestër e mundshme, transmeton Telegrafi.
Sot është goditur një anije mallrash me nja raketë derisa po lundronte rreth 100 milje larg Gjirit të Adenit.
Si rezultat i këtij sulmi, anija ka pësuar dëme të “vogla” duke mos specifikuar për çfarë dëmesh bëhet fjalë.
Në anën tjetër, SHBA dhe Britania e Madhe janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet ndaj këtij grupi nëse vazhdojnë të sulmohen anijet e mallrave në Detin e Kuq. /Telegrafi/