Site icon Telegrafi

Houstoni poshtëron Clevelandin në shtëpi, pësojnë edhe Warriors e Spurs (Video)

Ndeshje kryesore e natës së mbrëmshme në NBA ishte mes Cleveland Cavaliers dhe Houston Rockets.

Skuadra nga Teksasi ka shënuar fitore të thellë me 32 pikë epërsi 88-120.

Chris Paul me 22 pikë 11 asistime e tetë kërcime ishte më efikasi tek vendasit, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Ryan Anderson me 21 pikë dhe Geraald Green me 17 të tjera.

Isaiah Thomas me 12 pikë dhe JR Smith me shifër të njëjtë ishin më efikasit tek nënkampionët e NBA që tani rrezikojnë ta humbasin edhe pozitën e tretë në Lindje.

Humbje ka pësuar edhe kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors në udhëtim tek Denver Nuggets 115-108.

Will Barton me 25 pikë dhe Gary Harris me 16 të tjera ishin më meritorët për këtë fitore të Nuggets.

Në anën tjetër Kevin Durant shënoi 31 pikë dhe Steph Curry 25 të tjera por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Befasi tjetër ishte edhe fitorja e Utah Jazz në shtëpinë e San Antonio Spurs me rezultat 120-111.

Fundori spanjoll Ricky Rubio zhvilloi një ndeshje mbresëlënëse me 34 pikë dhe nëntë asistime në këtë triumf të Jazz.

Ndërsa tek Spurs më efikasi ishte LaMarcus Aldridge me 31 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

LA Clippers – Chicago Bulls 113:103

https://www.youtube.com/watch?v=hDK3V7udPyM

Orlando Magic – Washington Wizards 98:115

https://www.youtube.com/watch?v=h1o-E7fRPpU

Detroit Pistons – Miami Heat111:107

https://www.youtube.com/watch?v=SbeesjVSTnw

Indiana Pacers – Philadelphia 76ers 100:92

https://www.youtube.com/watch?v=rERVEJhSzig

Cleveland Cavaliers – Houston Rockets 88:120

https://www.youtube.com/watch?v=0qzcnpEbwsA

San Antonio Spurs – Utah Jazz 111:120

https://www.youtube.com/watch?v=YGSNA6_Qaq8

Minnesota Timberwolves – New Orleans Pelicans 118:107

https://www.youtube.com/watch?v=-3hRVrw9ZSM

Denver Nuggets – Golden State Warriors 115:108

https://www.youtube.com/watch?v=nivLWEOZ5ko

Sacramento Kings – Dallas Mavericks 99:106

https://www.youtube.com/watch?v=fcPp6zJx0YI

Exit mobile version