Me rezultat 125-104, Houston Rockets ka triumfuar përballë San Antonio Spurs në ndeshjen e katërt të ‘play-offit’, në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore.
Në këtë mënyrë është barazuar seria e fitoreve në këtë duel të Konferencës Perëndimore në 2-2.
Ekipi fitues e bëri dallimin që në çerekun e parë duke shënuar 34 pikë dhe duke pësuar 22 sosh.
Fraksionin e dytë e fituan mysafirët (23:31), mirëpo dy çerekët e radhës ishin në favor të vendasve (34:23 dhe 34:28).
James Harden e udhëhoqi Houstonin me 28 pikë dhe 12 asistime, mirëpo fitorja ishte falë angazhimit të përbashkët ekipor. Shtatët lojtarë shënuan pikë dyshifrore.
Përballja e pestë zhvillohet në San Antonio ditën e martë.
Gjysmëfinalja tjetër e Konferencës Perëndimore zhvillohet ndërmjet Golden State Warriors dhe Utah Jazz, ku gjasat janë të mëdha që Warriors të shkojnë në finale pasi janë në epërsi të përgjithshme prej 3-0. /Telegrafi/