Site icon Telegrafi

Houstoni dhe Utah vetëm një fitore larg gjysmëfinaleve të playoffit

Houston Rockets ka shënuar fitore në udhëtim te Minnesota Timberwolves me rezultat 119-100 për të çuar epërsinë e serisë në 3-1 pas katër ndeshjeve dhe bilanc të njëjtë ka edhe Utah Jaz që mposhti pa probleme Oklahoman me rezultat 113-96.

Çereku i tretë ishte spektakolar për Houstonin që arriti të shënojë 50 pikë në ktë fraksion loje pasi pjesa e parë përfundoi me epërsi vetëm një pikë.

Harden shënoi 22 pikë në këtë çerek që ishte numri më i madh i shënuar prej tij në playoff në një çerek.

Harden mbylli ndeshjen me 36 pikë, tri asistime dhe katër topa të vjedhur, kurse Chris Paul shtoi 25 pikë, Gordon 18 pikë dhe Clint Capela 14 pikë.

Te Minnesota ishte sërish Derrick Rose që shkëlqeu me 17 pikë nga stoli, kurse Karl Anthony Towns ka mbyllur sfidën me 22 pikë e 15 kërcime.

Utah Jazz pati performancë të madhe ekipore, ku më i miri ishte Donovan Mitchell me 33 pikë, i pasuar nga Joe Ingles me 20 pikë dhe Rudy Gobert me 16 pikë, kurse Rubio mbylli mbrëmjen me 13 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime.

Utah dhe Rockets janë një fitore larg që të sigurojnë kualifikimin, ndërkaq Rockets e ka rastin ta bëj këtë në shtëpi pas dy ditësh, kurse Oklahoma do të kërkojë të ngushtojë epërsinë e serisë në Chesapeake Energy Arena pas dy ditësh.

/Telegrafi/

Exit mobile version