Largimi i James Harden duket se nuk i ka dëmtuar aspak skuadrën e Houston Rockets.
‘Raketat’ kanë fituar derbin e Teksasit ndaj San Antonio Spurs në një ndeshje spektakolare.
Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 109:105 në të mirë të Rockets që morën fitoren në AT&T Center të San Antonios.
Basketbollisti më efikasi për skuadrën fituese ishte Christian Wood që e mbylli takimin me 27 pikë, 15 kërcime e një asistim.
E me lojë të mirë tek mysafirët që fituan takimin u dalluan edhe Brown që kontribuoi me 23 pikë të tjera dhe Tate që e mbylli takimin me 13 pikë e 10 asistime.
Keldon Johnson ishte basketbollisti më i dalluar te Spurs me 29 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Për ‘Raketat’ kjo ishte fitorja e katërt në NBA këtë edicion teksa kanë edhe gjashtë humbje, ndërkohë për Spurs ishte humbja e gjashtë ndërsa kanë numër të njëjtë edhe të fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet:
Philadelphia 76ers – Miami Heat 125:108
https://www.youtube.com/watch?v=QQ8AO8SSx5c&ab_channel=MLGHighlights
San Antonio Spurs – Houston Rockets 105:109
https://www.youtube.com/watch?v=_dpfiUBJ1RE&ab_channel=MLGHighlights
Toronto Raptors – Charlotte Hornets 111:108
https://www.youtube.com/watch?v=KcM18jMvq5Q&ab_channel=MLGHighlights
Denver Nuggets – Golden State Warriors 114:104
https://www.youtube.com/watch?v=e7e_gQ0t7iM&ab_channel=MLGHighlights
Portland Trail Blazers – Indiana Pacers 87:111
https://www.youtube.com/watch?v=2ylOH6MUelc&ab_channel=MLGHighlights