Telegrafi

Houston Rockets dhe Milwaukee Bucks pa probleme, marrin fitoret e treta ndaj Jazz e Pistons

James Harden dhe Austin Rivers. (Foto: Gene Sweeney Jr./Getty Images/Guliver)

Houston Rockets nuk ka pasur probleme as në ndeshjen e tretë ndaj Utah Jazz.

Të udhëhequr nga James Harden, Rockets kanë triumfuar në fushën e Jazz me rezultat 101:104 për ta marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje në Play Off.

Harden udhëhoqi skuadrën e tij me Double Double prej 22 pikëve, 10 asistimeve e katër kërcimeve.

Me lojë të mirë u dallua edhe Chris Paul që shënoi 18 pikë, ndërsa Clint Capela kontribuoi me 11 pikë e 11 kërcime.

Donovan Mitchell ishte fantastik për vendasit me 34 pikë, pesë asistime e gjashtë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rockets tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta eliminuar Jazz.

Fitoren e tretë në po aq ndeshje e ka marrë edhe Milwaukee Bucks që ka triumfuar me 16 pikë epërsi ndaj Detroit Pistons 103:119.

Kris Middletoon me 20 pikë si dhe Eric Bledsoe e Brook Loopez me nga 19 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Bucks.

Tani Milwaukee synon të marrë edhe një fitore për të kaluar tutje pasi aktualisht është duke udhëhequr 3-0 në seri ndaj Pistons. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Milwaukee Bucks 103:119

Utah Jazz – Houston Rockets 101:104

San Antonio Spurs – Denver Nuggets 103:117

Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers 108:112