Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës.
“Hoti, është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.
Kryeministri Hoti, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës, duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/