Telegrafi

Hoti zbulon moton fushatës zgjedhore të LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e parë në të cilat pritet të zgjidhen nënkryetart dhe organet e tjera të saj, por edhe të përcaktohet kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Derisa ende po mbahet mbledhja, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar ‘BesëLidhja’, duke lënë të nënkuptohet së kjo është moto e re e LDK-së në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit, ose në fillim të muajit tetor. /Telegrafi/