Site icon Telegrafi

Hoti vonohet 15 minuta, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat nuk e pret në takim

Foto: Arkiv

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ishte i ftuar në takim nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mirëpo vonesa e tij ka bërë që Azemi mos ta takojë Hotin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Azemi, duke thënë se Hoti ishte vonuar në takim për 15 minuta dhe se ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë të ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.

“Me kërkesën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti sot është caktuar dita ku do të takohemi në orën 09:30, megjithatë do të thotë kryeministri është vonuar më shumë se 15 minuta dhe për këtë ne nuk i falim asnjë minutë askujt”, tha Azemi.

Ai ka treguar se një arsye tjetër ka qenë se, ky takim do të mbahej si formë për premtime elektorale.

“Arsyeja e dytë sepse ne kemi pasur informacione që në një far forme që takimi do të jetë një far takime për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët dhe nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt”, ka treguar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version