Site icon Telegrafi

Hoti: Vjosa Osmani do ta shohë që ka gabuar që nuk e votoi qeverinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për raportet e LDK-së me Vjosa Osmanin.

Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vjosa Osmani është penduar që nuk e ka votuar demarkacionin në qeverinë e Isa Mustafës.

“Kur e votoi demarkacionin nën qeverisjen e Ramush Haradinajt e ka kuptuar që e ka pasur gabim që se ka votuar më parë. Kur nuk e ka votuar Isa Mustafën për kryeministër e ka parë që e ka gabim pasi ajo ishte qeverisja më e mirë që e ka pasur Kosova. Do ta sheh më vonë që ka gabuar që se ka votuar këtë qeveri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoti thotë se do të bashkëpunoj me Osmanin pasi bashkë me Kuvendin duhet të dërgohen shumë agjenda përpara.

Kryeministri thotë se Vjosa Osmani nuk është përjashtuar nga LDK por vetëm nga disa pozita në parti.

“LDK nuk largon askënd nga partia. Ne nuk do të kishim dashur të largohet nga LDK-ja as anëtari më i thjeshtë e lëre më Vjosa Osmani”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti./Telegrafi/

Exit mobile version