Site icon Telegrafi

Hoti: Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit me armë zjarri që ka ndodhur në Vjenë, ku raportohet për shtatë persona të vrarë.

Hoti ka thënë se është tronditës lajmi për sulmin terrorist në Vjenë, transmeton Telegrafi.

“Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Sulmi i armatosur në Vjenë ndodhi në gjashtë lokacione të ndryshme

Ndryshe, policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge në kryeqytetin Vjenë, pas njoftimeve për të shtëna me armë.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg. /Telegrafi/

Exit mobile version