Telegrafi

Hoti tregon temat të cilat do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë në Prevallë

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen gjithëditore, të paralajmëruar për sot nga kryeministri Albin Kurti.

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutojnë për programin qeverisës 2020-2023.

Lexo po ashtu Mbledhja e Qeverisë në Prevallë - pritet harmonizimi i programit qeverisës

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

Postimi i plotë:

Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera. /Telegrafi/