Site icon Telegrafi

Hoti tregon se kush po frikësohet nga zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, insiston se në Kosovë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, thotë se dikush po frikësohet nga zgjedhjet, duke iu referuar kështu pozitës.

Postimi i plotë i Hotit:

“Nga zgjedhjet frikesohen ata qe bejne nje vit perpara fushate, ndersa kur te vijne zgjedhjet dorezohen sepse nuk guxojne te marrin pergjegjesine” (sic.), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version