Site icon Telegrafi

Hoti: Nuk do t’i lejojmë ta copëtojnë Kosovën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se qëllimi përfundimtar i partive në pushtet është copëtimi i Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në hollin e Kuvendit, ku para medieve ka thënë se ata si parti opozitare së bashku me popullin nuk do ta lejojnë këtë gjë.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj vazhdimisht i ka ndryshuar qëndrimet e tij.

“Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ai ka ndërruar vazhdimisht qëndrime, dhe atë krejt kundër asaj që ka folur. E ka quar vendin gati në prag të konflikteve civile. Ai është treguar i pabesueshëm. Këta njerëz duhet të ndalen”, ka shtuar Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version