Site icon Telegrafi

Hoti thotë se Qeveria ka prioritet integrimin evropian, shpalos prioritetet e ERA 2

Qeveria e Kosovës ka shpalosur prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2) për t’i dhënë shtytje procesit integrues në BE.

Gjatë një takimi të sotëm me organizata të shoqërisë civile, kryeministri Avdullah Hoti tha se qeveria që udhëheq e ka prioritet integrimin evropian.

“Integrimi evropian është prioritet i qeverisë dhe gjitha politikat sektoriale të ekzekutivit janë pjesë thelbësore për proceset integruese…Integrimin evropian e kemi zhvendosur në kudër të zyrës së kryeministrit me qëllimin e vetëm që të kemi mundësi të mbikëqyrim të gjitha ministritë tjera në menaxhimin e integrimin evropian. Së fundi e kemi strukturuar mirë dhe funksionalizuar gjitha departamentet që kanë qenë në kuadër të integrimeve”, tha ai.

Kryeministri i vendit ka thënë se i kanë të qarta sfidat me të cilat është duke u përball vendi, e të cilat janë publikuar në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se prioritet i ERA 2 është zbatimi i reformave legjislative dhe qeverisja e mirë.

“ERA 2 përfshinë menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbje ekonomike. Reforma tjera ligjore, zbatimi i Kushtetutës. Theksi kryesor tjetër është në zbatimin e reformave legjislative”, tha ai.

Exit mobile version