Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë disa kritika mbi Qeverinë Kurti, duke thënë se ka dështuar të realizon premtimet e bëra.
Hoti pohon se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha premtimet në shëndetësi, përmes të cilave e kanë kërkuar besimin e qytetarëve në 2021, transmeton Telegrafi.
Në reagimin e bërë në Facebook, Hoti ka listuar disa projekte që sipas tij, janë lënë anash nga pushteti:
Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është funksionalizuar.
Sigurimet Shëndetësore nuk kanë nisur ende.
Ja çfarë thotë auditimi i brendshëm për furnizimin me barna:
Nuk ka planifikim adekuat për furnizim me barna esenciale,
Vetëm gjysma e barnave të parapara sigurohen,
Pak mbi gjysma e materialit medicinal sigurohet,
Disa reparte nuk mbajnë evidencë për shpenzimin e barnave,
Gjatë vitit 2023 ka pasur blerje të barnave jashtë listës esenciale, dhe këto blerje në disa klinika nuk regjistrohen.
Tutje, Hoti ka shtuar se “Buxheti mbetet shumë i ulët, me vetëm 260 dollarë për kokë banori, krahasuar me 4,000 dollarë për vendet e OECD-së”.
“Emigrimi i stafit shëndetësor është rritur me 50% nga viti 2021 e këndej. Mbi 800 mjekë kanë emigruar”.
Mes tjerash, ai ka theksuar se ligji i pagave nuk ka zgjidhur asgjë dhe se pagat janë devalvuar nga inflacioni i lartë.
Hoti në fund ka pohuar se investimet kapitale në shëndetësi kanë qenë të papërfillshme./Telegrafi/