Telegrafi

Hoti thotë se LDK e ka filluar qeverisjen në kohë të vështirë

LDK ka nisur qeverisjen në kohë të vështirë, sipas ministrit të Financave, Avdullah Hotit, i cili vlerëson se brenda kësaj periudhe ata kanë arritur të realizojnë një pjesë të planit qeverisës.

Hoti ka gjetur mbështetje nga bashkëpartiaku i tij, njëherësh nënkryetar i këtij subjekti, Lutfi Haziri i cili vlerëson se qeverisja e LDK-së është e para qeverisje që është goditur nga një bllok opozitar.

“Tendeca për hakmarrje politike ndaj LDK-së e ka pas efektin e vet”, ka thënë Haziri duke ju referuar imazhit dhe proceseve politike nëpër të cilat po kalon vendi.

Deklaratat e ministrit Hoti për transparencë të kësaj qeverisje nuk qëndrojnë për gazetarin e Kohës Ditore, Besnik Krasniqi.

“Ministri u mburr për publikimin e programit qeverisës por gjithmonë ka pasur programe qeverisëse të publikuara, por nuk është e gjitha kështu”, ka thënë Krasniqi.

Gjysma e veprimeve nga ky plan sipas Krasniqit kanë mbetur të pa realizuara.

“Kanë premtuar 120.000 vende pune, le të shohim se sa janë realizuar”, shtoi ai.

Rritja ekonomike sipas Krasniqit nuk arritur 4% dhe një rezultat i tillë sipas tij jep performanca më të dobëta se të qeverisjes së kaluar.