Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, duhet të tregojë sipas tij, se kush ia ka kërkuar emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij.
Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Hotit:
Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?!
Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.
Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij. Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi. Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet. /Telegrafi/