Site icon Telegrafi

Hoti: Terrorizmi sfidë globale, Kosova partner në mbrojtjen e vlerave që përfaqësojnë vendet demokratike

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se terrorizmi është një sfidë globale dhe po ashtu duhet të luftohet.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën.

Lexoni të plotë postimin:

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat!

Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit. Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin”. /Telegrafi/

Exit mobile version