Site icon Telegrafi

Hoti telefonatë me kancelarin austriak Kurz, flasin për rimëkëmbjen ekonomike dhe procesin integrues

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, ndërsa tha se kanë biseduar për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përkundër sfidave të vazhdueshme me COVID-19, do të vazhdojnë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, shkruan Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version