Telegrafi

Hoti: Të miratohet rishikimi i buxhetit si dhe ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Hoti pas takimit që pati me Presidentin Hashim Thaçi ka thënë se pret nga deputetët e  Kuvendit të Kosovës që të miratojnë rishikimin e buxhetit si dhe ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kryeministri Hoti ka thënë se ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i rëndësisë nacionale.

Ai theksoi se pret mirëkuptim nga ana e deputetëve që të votohen këto dy çështje para se Kuvendi i Kosovës të shkoj në pushimet verore.

“Kemi biseduar në detaje për tema të interesit nacional. Pres që në ditët e ardhshme Kuvendi të miratoj rishikimin e buxhetit dhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Është ligj i rëndësisë nacionale, dhe pres në mirëkuptim që deputet të kryejnë këto punë para se Kuvendi të shkoj në pushim të verës”, ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti. /Telegrafi/