Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se e mirëpret deklarimin e Gjermanisë dhe Austrisë, kundër eksperimentit të shkëmbimit të territoreve.
Hoti këtë deklaratë e bëri në një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se do të vazhdoj të kërkoj mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës dhe jo për ta copëtuar atë.
“E mirëpresim deklarimin e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve. E vlerësojmë shumë kontributin e këtyre dy vendeve, dhe të vendeve të tjera mike, në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë”, ka shkruar Avdullah Hoti. /Telegrafi/