Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Grupit parlamentar të LDK-së tha se të hënën në Bruksel është takimi me Serbinë për dialogun, ndërkaq siç tha ai ende nuk është i qartë pozicioni që do të mbajë Qeveria e Kosovës.
Hoti kërkoi të dijë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e Planit evropian, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe çfarë vërejte kanë dërguar, raporton Telegrafi.
Deputeti i LDK-së kërkoi të njoftohet me pozicionin e Qeverisë sidomos me marrëveshjen për Asociacionin, pasi siç tha ai këtë marrëveshje e kanë kundërshtuar duke përdorë edhe akte të dhunshme.
“A është Kurti kundër marrëveshjes së Asociacionit që e ka kundërshtuar edhe me akte të dhunshme, apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar që besoj se vetëm sa me e ruajt fytyrën…. është obligim kushtetues që të njoftohet Kuvendi…”, tha Hoti. /Telegrafi/