Site icon Telegrafi

Hoti thotë se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri vendit, Avdullah Hoti, ka folur pas takimit online që ka pasë për rifillimin e bisedimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti ka thënë se në çdo takim të tij ai potencon se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoti ka thënë se të enjten do të mbahet edhe një takim në Bruksel ku do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo po ashtu Qeveria vendos masa shtesë në luftën ndaj pandemisë COVID-19

“Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, theksoi ai.

Kryeministri u shpreh se është arritur pajtueshmëri në parim, për takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu.

Lexo po ashtu Hoti: Do të ndalohen ritet fetare dhe tubimet publike

“Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Tash hymë në fazën finale të dialogut e cila ka kuptim vetëm po të ketë njohje reciproke në mes të dy vendeve”.

“Unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë sepse nuk ka alternativë tjetër ky proces i dialogut përveç njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve”, tha Hoti në konferencë.

Exit mobile version