Site icon Telegrafi

Hoti takon përfaqësuesit e pensionistëve, flasin për kushtet dhe sfidat që ata përballen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kushtet dhe sfidat që ata përballen, veçanërisht pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Hoti me këtë rast i ka siguruar pensionistët se Qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.

“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, theksoi Hoti.

Ndërsa, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve falënderuan Hotin për pritjen, si dhe e vlerësuan angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version