Telegrafi

Hoti takon kryetarët e degëve të LDK-së në diasporë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka pritur në një takim disa nga delegatët e Kuvendit Qendror dhe kryetarët e degëve të LDK-së në diasporë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se janë të nderuar me vlerësimet që kanë për punën dy vjeçare të GP-së.

“Sot pritëm në Grup Parlamentar disa nga delegatët e Kuvendit Qendror dhe kryetarët e degëve të LDK-së në diasporë. Të nderuar me vlerësimet që kanë për punën dy vjeçare të Grupit Parlamentar në funksion të mbrojtjes së kauzës për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/