Site icon Telegrafi

Hoti takohet me përfaqësuesit e Thesarit Amerikan, bisedojnë për ekonominë në Kosovë

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua me drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin bisedoi rreth progresit që ka arritur Kosova në zhvillimin ekonomik.

Avdullah Hoti e informoj Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për mes kësaj Korporate.

“Palmer e përgëzoj Ministrin Hoti për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoj mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoj mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave.

McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version