Telegrafi

Hoti takohet me Konjufcën, harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avbdulla Hoti, është takuar me Glauk Konjufcën nga LVV për të harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Hoti në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është takuar edhe me përfaqësues të grupit parlamentar të PSD-së, deputetin Ilir Deda, dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila, me të cilët ka diskutuar për mocionin.

Ai ka ftuar grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin.

“Sot me LVV-në kemi harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Sot jam takuar edhe me përfaqësuesen e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe kam komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mocionin. Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvend, i ftoj të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin”, ka shkruar në Facebook, Hoti. /Telegrafi/