Telegrafi

Hoti takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për prioritetet e Qeverisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Dinosha për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë.

Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. /Telegrafi/